Shqip English

Mirësevini në Faqen Tonë

Viti 1996 ishte viti i zgjedhjeve të rëndësishme, shpërthimeve të mëdha, dhe fundi i martesës më të famshme të botës:

  1. Amerika dhe Rusia rizgjodhën liderët e tyre: Më 5 Nëntor demokrati Bill Clinton u rizgjodh President i Shteteve të Bashkuara dhe më 3 Korrik Boris Yeltsin u rizgjodh President i Rusisë. I djathti Binyamin Netanyahu u zgjodh, me diferencë të ngushtë votash, Kryeministër i Izraelit. Dhe, në Shtator u kryen paqësisht zgjedhjet kombëtare në Bosnjën e sapodalë nga lufta.
  2. Qyteti i Atlantës në Shtetet e Bashkuara mirëpriti Lojërat Olimpike verore. Por një bombë që shpërtheu në Parkun Olimpik më 27 Korrik, i dha fund titujve të gazetave që shkruanin për arritjet sportive. Në 25 Qershor, në Arabinë Saudite, u bombardua një bazë ushtarake Amerikane. Në 17 Korrik, avioni i linjës TWA 800 shpërtheu mbi Long Island, në New York.
  3. Në 28 Gusht, u konfirmua divorci midis Princit Çharls dhe Princeshës Diana, me vendimin e Gjykatës së Lartë Angleze i cili i dha fund martesës 15 vjeçare të çiftit.
  4. NeXT u bashkua me Apple.
  5. Kampionati Europian i vitit 1996 në Angli shënoi rikthimin e Gjermanisë si një superfuqi në futboll.

  6. Përveç të gjitha këtyre ngjarjeve, në Janar 1996, avokati Mr. Vojo Malo krijoi zyrën e avokatisë “malo & partners”, në Tiranë, Shqipëri duke ushtruar profesonin kryesisht në fushën e së drejtës së shoqërive tregtare, të drejtës administrative, bankare, kontraktore dhe të drejtës së privatizimit.

Punët më të fundit

  • Çështje administrative

    Ofrim i asistencës ligjore në fushën e të drejtës administrative ndaj një klienti në një procedurë blerje nga shteti shqiptar të dy pasurive të paluajtshme.

  • Shoqëri të reja

    Ofrim i asistencës ligjore dhe mbështetjes një grupimi shoqërish të huaja gjatë themelimit dhe regjistrimit të disa shoqërive të reja tregtare në Shqipëri.

Shërbime Ndërkombëtare

  • Zhvillimi i tregjeve globale do të thotë se shumë nga klientët tanë e ushtrojnë aktivitetin në juridiksione të ndryshme. Për t’ju përgjigjur nevojave të klientëve tanë, ne jemi anëtarësuar në rrjetin ligjor ndërkombëtar të quajtur LAWorld (www.laworld.com). Zyra jonë është përfaqësuesi për Shqipërinë në organizatën LAWorld.
  • Anëtarësimi ynë aktiv pranë organizatës na mundëson ofrimin e disa vlerave shtesë për klientët tanë duke i referuar ata tek zyrat e avokatisë në juridiksione të huaja, të sigurt se kolegët tanë anëtarë të organizatës ofrojnë shërbime ligjore në nivele të ngjashme me zyrën tonë. Në veçanti, të gjithë anëtarët kanë krijuar praktikë të gjerë në fushën e së drejtës tregtare dhe të drejtës së shoqërive dhe gëzojnë aftësi edhe në çështjet e gjyqësorit duke ndihmuar kështu klientët tanë në çeshtjet që lidhen me transaksione ndërkombëtare, të drejtën e emigracionit dhe kontratat ndërkombëtare. Ashtu si edhe ne, kolegët e LAWorld i qëndrojnë strikt angazhimit për përdorimin e teknologjisë më të fundit dhe bashkëpunojnë me avokatë që zotërojnë gjuhën angleze dhe komunikojnë me ne në mënyrë të efektshme.
  • Për t’u njohur me listën e anëtarëve dhe të rejat ndërkombëtare në fushën e së drejtës, lutemi vizitoni: www.laworld.com
  • Partnerët

    • Link to Laworld Button