Shqip English

Lajme

Për Tregtarët dhe Shoqëritë Tregtare

Në perputhje me ligjin nr.9901, datë 14.04.2008 “Për Tregtarët dhe Shoqëritë Tregtare”, të gjitha shoqëritë ekzistuese përpara hyrjes në fuqi të këtij ligji duhet të përshtasin organizimin, funksionimin dhe veprimin e tyre duke ndryshuar statutet e tyre në përputhje me këtë ligj. Brenda 3 vjetëve, duke filluar nga data e hyrjes në fuqi e këtij ligji, pra nga 21 Maj 2008 deri më 21 Maj 2011 të gjitha shoqëritë duhet të depozitojnë në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit statutet e tyre të përshtatura me ligjin nr.9901/2008. Nëse shoqëritë nuk plotësojnë këtë detyrim ato do të vlerësohen të prishura dhe do të çregjistrohen nga Qendra Kombëtare e Regjistrimit në përfundim të procedurës së likuidimit.

Informacioni është fuqi

Ne investojmë fuqishëm në teknologji për ti dhënë avokatëve tanë avantazhin e saj dhe për të bërë të mundur që ju mund të na arrini kur keni nevojë për ne. Ne jemi një zyrë e teknologjisë së lartë dhe kopjet e skanuara të të gjitha dokumentave tonë ruhen në format elektronik. Ne mund të aksesojmë menjeherë të gjitha të dhënat e nevojshme ose informacionin për çdo çështje, në çdo çast dhe orë të ditës, nga çdo vend i botës. Në rast të një ngjarje katastrofike, baza elektronike siguron që të ruhet dhe mbrohet i gjithë dokumentacioni i klientëve dhe puna e avokatëve.

  • Partnerët

    • Link to Laworld Button