Shqip English

Rreth nesh

Zyra e avokatisë Malo & Partners është krijuar si një sipërmarrje e mesme e pavarur me reputacion në ofrimin e shërbimeve ligjore të cilësisë së lartë ndaj klientëve të huaj dhe vendas, të organizuar si persona juridikë ose individë.

Në vitin 1998, zyra u bë e njohur si një ndër zyrat më të mira të avokatisë duke përfaqësuar investitorë të rëndësishëm, të huaj dhe vendas. Në Shtator 1999 zyra u bashkua me një tjetër zyrë ligjore vendase, nga e cila u nda në Maj të vitit 2006, duke filluar sërish aktivitetin me të njëjtin emër “malo & partners” (MnP).

Në sajë të bibliotekës tonë dhe teknologjisë zyra është e gatshme të ofrojë këshilla bashkëkohore që mbulojnë një gamë të gjerë çështjesh ligjore.

Zyra gëzon eksperiencë të konsiderueshme në ofrimin e shërbimeve ligjore në lidhje me të drejtën e shoqërive tregtare, të drejtën kontraktore, të drejtën bankare, bashkimit dhe ndarjes së shoqërive, në sektorin e komunikimeve elektronike, privatizimit dhe në procedurat ligjore gjyqësore, në favor të shoqërive vendase, të huaja dhe institucioneve që operojnë apo synojnë të investojnë në Shqipëri. Gjithashtu, në bashkëpunim me avokatë profesionistë zyra ka fituar eksperiencë të rëndësishme në të drejtën penale.

Dedikimi ynë ndaj standardeve më të larta profesionale na bën të kuptojmë nevojat e klientëve dhe siguron një shërbim të cilësisë së lartë dhe me kosto efektive në të gjitha çështjet ligjore. Avokatët tanë mbajnë marrëdhënie të ngushta me klientët, duke gjetur zgjidhje ligjore praktike dhe efiçente për nevojat e klientëve.

Duke patur lidhje shumë të mira me shoqëri dhe ekspertë auditimi, klientët tanë janë shprehur të kënaqur nga ky bashkëpunim në shërbimet fiskale dhe financiare.

Duke filluar nga vera e vitit 2007 zyra është anëtare e LAWorld, një rrjet zyrash avokatie të pavarura të cilat janë ndërkombëtare në vizion dhe lokale në ushtrimin e aktivitetit të tyre.

Ne jemi malo & partners

  • Ne investojmë ndjeshëm në teknologji

    për të siguruar që klientët tanë mund të na kontaktojnë kur ata kanë nevojë për ne. Teknologjia në zyrë është e cilësisë më të lartë dhe të gjitha dokumentet janë të ruajtura edhe në kopje elektronike në formë të skanuar. Ne kemi akses të pandërprerë në të gjithë informacionin e të gjitha rasteve dhe çështjeve që ndjekim, në çdo orë të ditës, nga çfarëdo vendndodhje.