Shqip English

Profesionistët tanë

Vojo Malo – Partner Drejtues

Vojo Malo

Z. Malo është themeluesi i zyrës i cili mbulon një gamë të gjerë të konsulencës ligjore. Praktika e tij profesionale përfshin të gjitha aspektet e legjislacionit tregtar për të cilin ai ka ndjekur specializimin pasuniversitar në Queen Mary Westfield College, të Universitetit të Londrës.

Z. Malo ka përvojë të gjatë për të gjitha çështjet që lidhen me veprimet e shoqërive përfshirë formimin, strukturimin dhe administrimin e shoqërive tregtare të të gjitha formave dhe përmasave. Ai jep informacion të vazhdueshëm dhe këshillon klientët e zyrës lidhur me kërkesat e tyre të përditshme ligjore.

Në sajë të konsulencës ligjore dhe eksperiencës së Z. Malo në fushën tregtare, të kontratave, negocimit, industrisë, veprimeve bankare, si dhe në legjislacionin e shoqërive dhe të privatizimit, disa nga klientët kryesorë të zyrës janë ndër investitorët më të rëndësishëm në Shqipëri.

Z. Malo ka lindur dhe është rritur në Tiranë, Shqipëri dhe është anëtar i Dhomës Kombëtare të Avokatëve të Shqipërisë. Në vitin 2009 ai është zgjedhur anëtar i Komitetit Ekzekutiv të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar. Hobi i tij janë zhytjet nën ujë për të cilën ai zotëron liçensë si zhytës i avancuar. Ai është i apasionuar pas muzikës, dhe i pëlqejnë qentë dhe vrapimi.

Email: vmalo@mnplegal.com

Halim Islami - Këshilltar

Halim Islami

Z. Islami është një nga juristët më të njohur në Shqipëri i cili ofron kontributin e tij shumë të çmuar për zyrën tonë.

Z. Islami ka një përvojë shumë të gjatë në shumë fusha të legjislacionit, veçanërisht në legjislacionin për organizimin dhe funksionimin e pushtetit gjyqësor, policinë gjyqësore, prokurorinë etj.

Gjatë karrierës së tij profesionale më shumë se 40 vjeçare, Z. Islami ka kryer detyra të ndryshme si prokuror në Prokurorinë e Rrethit Durrës; jurist në administratën shtetërore; specialist në Drejtorinë e Kodifikimit në Ministrinë e Drejtësisë, këshilltar i Prokurorit të Përgjithshëm dhe Ministrit të Drejtësisë, Kryetar i Komisionit të Reformës Ligjore pranë Ministrisë së Drejtësisë etj.

Z. Islami ka drejtuar grupin e punës për hartimin e Kodit të Procedurës Penale si dhe ka qenë pjesëmarrës në grupet e punës për hartimin e projekt- ligjeve dhe studimeve të rëndësishme në fushën e drejtësisë siç janë: projekt-ligji për Pushtetin Gjyqësor, Prokurorinë, Policinë Gjyqësore, Ministrinë e Drejtësisë, Gjykatën e Lartë, Gjykatën e Krimeve të Rënda, për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, për masat kundër financimit të terrorizmit, për ekzekutimin e vendimeve penale, për të drejtat e të dënuarve me burgim etj.

Z. Islami është autor i disa botimeve në fushën e drejtësisë si Procedura Penale e Republikës së Shqipërisë (botim i vitit 1996), Demokratizimi i Legjislacionit Penal (botim i vitit 2000), Procedura Penale (libër për shkollat e larta, botim i viteve 2003, 2006, 2007, 2010), indeksi alfabetik i legjislacionit shqiptar (botim i viteve 1996, 2000), etj. Gjithashtu Z. Islami është autor i shumë studimeve, kumtesave dhe artikujve profesional të botuara në revistat juridike.

Z. Islami prej shumë vitesh vazhdon të japë kontributin e tij në fushën e mësimdhënies duke punuar si Pedagog i Procedurës Penale në Shkollën e Magjistraturës.

Email: hislami@mnplegal.com

Albana Tushe

Albana Tushe

Znj. Tushe i është bashkuar zyrës në vitin 2007. Znj. Tushe asiston zyrën në të gjitha aspektet e legjislacionit tregtar dhe civil, në të drejtën e shoqërive tregtare, të drejtën e pronësisë, të drejtën administrative, të drejtën kontraktore, të drejtën e komunikimeve elektronike, të drejtën e punës, të drejtën familjare, të drejtën bankare dhe financiare, të drejtën e pronësisë intelektuale dhe industriale.

Falë kontributit të saj profesional dhe aftësive të komunikimit në disa gjuhë të huaja, klientët ndihen shumë mirë me zyrën tonë.

Përpara se të bashkohej me Malo & Partners, Znj. Tushe ka punuar si avokate e pavarur për më shumë se një vit pasi u largua nga zyra e avokatisë Boga & Associates. Ajo është diplomuar me titullin jurist nga Fakulteti i Drejtësisë pranë Universitetit të Tiranës, në vitin 2003. Në vitin 2008, ajo ndoqi një kurs trajnimi për Zgjidhjen Alternative të Mosmarrëveshjeve, në Universitetin George Washington, në Washington D.C., SHBA.

Ajo është diplomuar me titullin jurist nga Fakulteti i Drejtësisë pranë Universitetit të Tiranës, në vitin 2003. Në vitin 2008, ajo ndoqi një kurs trajnimi për Zgjidhjen Alternative të Mosmarrëveshjeve, në Universitetin George Washington, në Washington D.C., SHBA.

Znj. Tushe është anëtare e Dhomës Kombëtare të Avokatëve të Shqipërisë. Duke filluar nga muaji Shkurt 2011, Znj. Tushe është anëtare e Këshillit Drejtues të Shoqatës MARCHE – ALBANIA, një shoqatë e cila ka për qëllim të promovojë dhe intensifikojë marrëdhëniet tregtare, financiare, kulturore si dhe bashkëpunimin ekonomiko-teknik mes kompanive italiane të Rajonit Marche, dhe jo vetëm, si dhe atyre shqiptare në sektorë të ndryshëm si industri, tregti, peshkim, shërbime, etj dhe në veçanti në sektorin e turizmit.

Znj. Tushe ka lindur në Gjirokastër, një qytet në jug të Shqipërisë. Ne kohën e saj të lirë Znj. Tushe, ndër të tjera, i pëlqen të merret me leximin e letërsisë klasike.

Email: atushe@mnplegal.com

Darling Fama

Z. Famaështë bashkuar me zyrën në vitin 1999 dhe pas një eksperience gjashtë vjeçare në sektorin e taksave dhe doganave ju ribashkua zyrës në vitin 2006.

Z. Fama përfaqëson zgjidhjen efektive të problemeve dhe kreativitetin dhe vjen me një eksperiencë në aspektet e shumëllojshme të legjislacionit tatimor dhe çështjeve gjyqësore. Ai ka aftësi shumë të mira për të identifikuar rastet, zotëron një analizë intuitive dhe aftësi shumë të mira komunikimi.

Në sajë të aftësive të tij, kujdesit të madh ndaj detajeve dhe eksperiencës në çështjet gjyqësore, përfshirë dhe ndjekjen e çështjeve penale në fushën fiskale, klientët ndihen shumë mirë me zyrën tonë dhe plotësisht të shërbyer.

Email: dfama@mnplegal.com

Erdit Musaj

Erdit Musaj

Z. Musaj është punonjësi më i ri i zyrës i cili i është bashkuar stafit tonë në vitin 2010.

Angazhimi i tij në zyrë lidhet me fushën e pasurive të paluajtshme, kryesisht, me mbajtjen e marrëdhënieve me Zyrat e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Tiranë dhe rrethe duke ndjekur në vazhdimësi dhe duke përditësuar të dhënat për pronat e paluajtshme të klientëve të zyrës.

Gjithashtu ai përfshihet në veprimtarinë e përditshme të zyrës dhe gatishmëria si dhe korrektësia e tij në realizimin e detyrave kontribuojnë më së miri për mbarëvajtjen e aktivitetit të përditshëm.

Z.Musaj vjen pas një eksperience pune në Prefekturën e Qarkut Tiranë, si anëtar i komisionit të vlerësimit të titujve të pronësisë.

Z.Musaj ka lindur në Sarandë dhe është diplomuar si jurist në Universitetin privat “Luarasi”, në vitin 2007.

Z.Musaj zotëron gjuhën angleze dhe greke.

Malvina Cala - Drejtuese Administrative

Malvina Cala

Znj. Cala i është bashkuar zyrës në vitin 2009 duke sjellë një praktikë të gjerë në sektorin e administrimit dhe komunikimit me klientët. Ajo gëzon aftësi të shkëlqyera komunikimi të kombinuara me vullnetin gjithnjë në rritje për të thelluar njohuritë që lidhen me pozicionin e saj si Drejtuese Administrative.

Znj. Cala asiston zyrën në aktivitetin e saj të përditshëm me klientët. Ajo mban një arkiv shumë mirë të organizuar dhe falë kontributit të saj puna jonë e përditshme, veprimet dhe dokumentacioni është shumë mirë i administruar dhe i organizuar. Ajo gjithashtu është shumë e gatshme për të punuar në grup si dhe për të ndihmuar në projekte komplekse.

Ajo është diplomuar në vitin 2008 në Universitetin e Tiranës, Fakulteti Histori - Gjeografi, Dega Gjeografi, dhe aktualisht ndjek studimet për Drejtësi.

Znj. Cala zotëron gjuhën angleze dhe atë italiane

Email: mcala@mnplegal.com